Report TV - Rregullat dhe kushtet e reja për arrestimin e deputetëve, jo më në bazë dyshimesh

  • 6 years ago
Nisma u propozua në 12 Janar të këtij viti, por pas përplasjeve të ashpra politike dhe kundërshtimit të opozitës, kaloi në një fazë ?ngrirjeje?. Opozita pretendon se me këtë ndryshim, Kuvendi merr kompetencat e gjykatës, e cila çmon nëse provat e paraqitura nga prokuroria qëndrojnë apo nuk qëndrojnë.

Nga ana tjetër, mazhoranca, e cila ka propozuar dhe mbështet nismën, pretendon se nisma thjeshtë reflekton në Rregulloren e Kuvendit një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale. Ndërkaq, Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e fundit, ka vendosur që projektvendimi ?Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 ?Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë?, të miratohet në seancë plenare në datën 5 korrik.

Recommended