Ora News - Strazimiri: Nuk kemi nevojë as për një Vlahutin me flokë as për një Vlahutin pa flokë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Gent Strazimiri i ftuar në studion e lajmeve të Ora News hodhi kritika ndaj ambasadorëvë, pasi sipas tij çështjet më tepër janë të brendshme dhe se nuk janë diplomatike.

Strazimiri: Problemet që ne kemi janë thellësisht të brendshme, thellësisht politike, thellësisht teknike kur vjen puna për respektimin e ligjit, nuk janë probleme diplomatike. Ne pavarësisht Donald Lu-së apo jo ne kemi marrëdhënie të mrekullueshme si popull, si parti dhe si gjithë spektër politik me administratën e SHBA. Nuk kemi nevojë as për një Donald Lu as për dy Donald Lu që të kemi marrëdhënie të mira. Nuk është çështje diplomatike E njëjta gjë edhe me Evropën, Evropa jonë është aspirata jonë dhe nuk kemi nevojë as për një Vlahutin me flokë as për një Vlahutin pa flokë që të rregullojmë apo prishim marrëdhënie. Nga kjo pikëpamje ambsadorët janë zero në kuptimin e rregullimit të marrëdhënieve. Çdo deklaratë që japin në përputhje ose jo me realitetin në fakt i bën përgjegjës ndaj shteteve të tyre, ndaj këtij vendi jo. Unë personalisht këtë vlerë u jap në deklaratat që japin. Ajo që duhet të kemi të gjithë të qartë dhe që unë e kam të qartë, këtë vend do ta bëjmë unë, ti, në që jemi këtu jo ata që vijnë me një mandat 3-vjeçar.

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm për negociatat, Strazimiri tha se qeveria ka gënjyer pas nuk ka hapje të negociatave. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të protestuar.

Strazimiri: Shqiptarët duhet të ngrihen, shqiptarët nuk janë fëmijë, është një shtet ne e themi me krenari që jemi kombi i Nënë Terezës dhe i Skënderbeut me historinë më të lashtë në Ballkan dhe duhet të reagojmë si të tillë. Duhet të ngrihemi si çdo evropian tjetër. Unë mendoj dhe e kam thënë vazhdimisht. Nëse vendi nuk është mirë, nuk ndërrohet vendi, por ndërrohet qeveria.

Pyetje: Si është mënyra për tu ngritur qytetarët e kësaj Republike?

Strazimiri: Siç ngrihen të gjithë qyetarët e vendeve të parparuara në Francë, Gjermani, Holandë të gjithë ata që kanë bërë prosperitet.

Pyetje: Protesta, mosbindje civile?

Strazimiri: Gjithçka, njësoj si ata, nuk ke gjë për të shpikur

Pyetje: A është ky një premtim për muajt e ardhshëm?

Strazimiri: Opozita e ka thënë, e ka në plan këtë punë. Ky vend nuk do të vuajë asnjë minutë më tepër nën këtë qeveri e çertefikuar si qeveri e mafias dhe e drogës, si një qeveri që gënjen pafytyrësisht, thotë që janë hapur negociatat ndërkohë që nuk është e vërtetë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/strazimiri-nuk-kemi-nevoje-nje-vlahutin-me-floke-nje-vlahutin-pa-floke

Recommended