Hahn: Nuk ka asnjë dilemë, hapja e negociatave në qershor 2019 - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë u shpreh I sigurtë Shqipëria dhe Maqedonia do të hapin kapituj të negociatave për anëtarësim në BE në fund të vitit 2019.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë leje të kujdesshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë, për të hapur negociatat.

Në takimin në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakort që dy vendet, në qershor të vitit 2019, të nisin procesin drejt hapjes së negociatave, por me kusht që ato të dëshmojnë përparim në reforma, përpara se të nisin negociatat e vërteta në fund të vitit 2019.

Vendimi u mor me gjithë kundërshtimet fillestare të tre vendeve anëtare: Francës, Holandës dhe Danimarkës.

Kur mund të nisë vlerësimi i përparimit në reforma për Shqipërinë dhe Maqedoninë?

Johannes Hahn: Shpresoj që ka nisur tashmë. Varet nga ne, si Komision, që të pëgatitemi për hapjen e negociatave. Vendimi i së martës i ka hapur rrugë kësaj. Këshilli Evropian, në të njëjtën kohë, ka kërkuar që ne si Komision të nisim menjëherë përgatitjet për procesin e vlerësimit.

Pra, vlerësimi mund të nisë tani, për të gjithë kapitujt, për të dyja vendet?

Johannes Hahn: Po, vlerësimi bëhet për fusha të ndryshme të 33 kapitujve. Bëhen vlerësime se ku është vendi sot në krahasim me ligjet e BE-së. Bazuar në to, ne do ta bëjmë propozimin për të ashtuquajturit standarde, që do të jenë bazë për negociatat për kapituj të ndryshëm.

Është pak e paqartë se kur mund të nisin negociatat e anëtarësimit në BE për të dyja vendet. A mund të na thoni se kur?

Johannes Hahn: Në fakt, ne kemi nisur sot procesin, sepse vlerësimi është pjesë e gjithë procesit. Natyrisht se ka elemente të ndryshme, por me vendimin e së martës, ne, si Komision, kemi marrë dritën jeshile për të nisur punën që do të na mundësojë nisjen e negociatave zyrtarisht në mes të vitit të ardhshëm. Kjo duhet të çojë në konferencën ndërqeveritare, e cila, së paku deri në fund të vitit të ardhshëm, do të duhet të marrë vendim sa i përket hapjes së kapitujve të parë.

Pra, ju jeni të sigurt se kjo do të ndodhë në qershor të vitit 2019, se asnjë vend tjetër anëtar nuk mund ta ndalojë më këtë proces?

Johannes Hahn: Jo, sepse vlerësimi varet nga ne si Komision. Është një detyrë gjithëpërfshirëse, sepse, sipas njerëzve të mi, bëhet fjalë për më shumë se 100 konferenca ku duhet të analizohen elemente të ndryshme. Pra, është një sfidë për qeveritë respektive dhe sidomos administratat.

Qershori 2019 është një muaj pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Çfarë do të thotë kjo?

Johannes Hahn: Ka qenë shumë e qartë të martën se 25 vende anëtare kanë qenë shumë entuziaste. Pra, shumica janë entuziaste për perspektivën evropiane të dy vendeve? Por, prapë, besoj se një vit është kohë e shkurtër për të bërë ana...
Recommended