Basha: Shqiperise nuk i hapen negociatat, nuk ka asnje date

  • 6 years ago
Vendimi i Luksemburgut, për kryetarin e Partisë Demokratike, mbylli sërish dyert e unionit për Shqipërinë, duke mos i hapur negociatat. Lulzim Basha zgjodhi një konferencë për shtyp për të thënë se s?ka as datë për çeljen e tyre.

?Shqipërisë nuk i janë hapur negociatat me BE. Nuk ka as vendim për hapjen e negociatave, as datë për hapjen e negociatave. Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër çështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019.?

Mesazhin e BE-së e lexon jo vetëm ndryshe nga kryeministri Rama, por edhe nga ambasadorët e huaj.

?Unë nuk komentoj deklaratat e diplomatëve, por dështimi i sotëm është dhe i atyre që u bënë njësh me Edi Ramën dhe se panë krimin e  drogën, kjo është fatura e gënjeshtrave dhe mashtrimeve të atyre që i bënë.?

Moshapjen e negociatave e sheh si refuzim të qeverisë dhe lidhjeve që thotë se ajo ka me krimin e korrupsionin.

?Është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët. Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën.?

Basha thotë se nuk ka gjasë që negociatat të hapen as në Qershorin e vitit 2019.

?Sjellja e Ramës edhe pas refuzimit për hapjen e negociatave duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për t?i hapur negociatat as në vitin 2019. Zgjedhja e tij nuk është Europa, por krimi, korrupsioni dhe droga.?

Në kushtet e një vendimmarrje refuzuese nga BE thotë se vendit i duhet një kthesë, ndonëse tregohet hermetik për aksionin opozitar.

?Në javët e muajt e ardhshëm ne do të na duhet të reflektojmë thellë për të ndryshuar thellësisht politikën dhe qeverisjen, për t?ju rikthyer në mënyrë të sigurt perspektivës europiane.?

Sipas  Bashës, e vetmja rrugë drejt Europës është përballja me të vërtetën.

Recommended