Sherr në lloto, 'luftë' me plumba në rrugë mes dy grupeve rivale, tre të plagosur në Kinostudio

  • 6 years ago
Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e kaluar në Kinostudio, ku dyshohet se janë përplasur dy grupe rivale. Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes disa personave, të cilët janë konfliktuar në një pikë bastesh.

Më pas, sherri ka vijuar edhe në rrugë, ku personat e përfshirë në konflikt kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar njëri-tjetrin. Policia konfirmon se janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Report Tv sjell foto nga vendngjarja, ku janë regjistruar 15 të shtëna, ndërsa policia ka gjetur disa gëzhoja. Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë, ku ka shoqëruar katër persona për t'i marrë në pyetje.

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 28.06.2018, rreth orës 23:54 në rrugën ?Aleksandër Moisiu?, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç.

Shtetasit e dëmtuar aktualisht ndodhen në spital ku po marrin ndihmë mjekësore (dy nga të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një në gjendje më të rëndë shëndetësore).

Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Recommended