Emocionet e Zvicër-Kosta Rika në Presidencë, Meta: Shqiptarët janë shpirti i Zvicrës, krenarë për ta
  • 6 years ago
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka organizuar sërish një ambient festiv në Presidencë për të ndjekur ndeshjen e tretë të Zvicrës në fazën e grupeve kundër Kosta Rikës, njësoj si sfidat e kaluara ndaj Brazilit dhe Serbisë.

Kreu i shtetit ka vlerësuar faktorin shqiptar të helvetëve, duke theksuar se Xhaka, Shqiri, Behrami dhe Xhemaili janë shpirti i kombëtares zvicerane.

Natyrisht do të donim fitoren, por rezultati mund të ishte edhe më i mirë. Kjo ndeshje s?kishte ndonjë ngarkesë të madhe emocionale. Zvicra s?ka dhënë më të mirën, por kur angazhohet jep maksimumin. Emocionet janë të forta, si edhe me Serbinë. Xhemajli shkëlqeu, ata i japin tonin ekipit. Janë shpirti i Zvicrës.

Të gjithë shqiptarët janë krenarë që janë prezentë në finale me pjesëmarrjen e Era Istrefit. Shpresojmë të ketë në finale edhe shqiptarë të tjerë. Natyrisht që ishte e shpejtë që Gjermania të largohej, por topi është i rrumbullakët dhe sigurisht që çdo gjë mund të ndodhë. Sidoqoftë unë jam me Zvicrën.

Ilir Meta, President
Recommended