Hahn: Me 29 qershor miratohet rezoluta per datën, Shqiperise i hapen negociatat brenda vitit 2019

  • 6 years ago
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, ka dhënë lajmin se negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë do të hapen brenda vitit 2019.

Në një status të fundit në Tëitter, Hahn shkruan se në mbledhjen e datës 29 qershor, pritet të miratohet rezoluta për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm. Sipas deklaratës së Hahn, bie qëndrimi i Francës për shtyrje pa afat të vendimit për çeljen e negociatave.

Hahn shkruan se:

I lumtur që Këshilli i Europës hapi dritën e zgjerimit si përfundim për Shqipërinë dhe Maqedoninë në të ardhmen "Maqedonia e Veriut", pas një debati të gjatë. Hapja e negociatave në mbledhjen e qershorit 2019. Ky është një sinjal për rajonin se progresi shpërblehet, dhe tek rëndësia që ka besueshmëria tek vetë BE-ja.

Recommended