Ora News - Debati për Teatrin, Bojaxhi dhe Mitrojorgji pro dhe kundër shembjes së godinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për Teatrin Kombëtar vazhdon të mbetet një debat i nxehtë mes aktorëve por dhe intelektualëve.

I ftuar në Ora News, Gjergj Bojaxhi, është shprehur kundër transformimit të plotë të godinës.

Madje nismën ligjore në parlament e konsideron antikushtetuese.

Bojaxhi: Përpjekjet për të justifikuar prishjen e teatrit për të bërë një teatër të ri janë përpjekje për të bërë ca kulla në zonën historike të Tiranës. Pak ditë më parë, qeveria mori një vendim për të marrë nga bashkia e Tiranës prona që ishin pjesë e TKOB dhe për t'ia dhënë Ministrisë së Kulturës që është e paligjshme. Pronare e aseteve të bashkisë është këshilli bashkiak dhe jo kryetari i bashkisë. Fakti që kemi të bëjmë me një qeveri e cila përpiqet me çdo kusht të arrijë ato qëllime që ka edhe duke shkelur ligjin dhe rendin kushtetues në vetëvete përbën një shqetësim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-teatrin-bojaxhi-dhe-mitrojorgji-pro-dhe-kunder-shembjes-se-godines

Recommended