Në Rodos nuk u fol për detin por negociatat, Kotzias: Franca dhe Holanda kundër Shqipërisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzis ka deklaruar se me homologun e vet shqiptar, Ditmir Bushati, nuk ka diskutuar mbi marëveshjen e pritshme dypalëshe, por tema kryesore ka qenë përballimi i kundërshtimeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

?Meqenëse u thanë shumë për takimin që kishim me homologun tin shqiptar, duhet t?ju them se nuk na preokupoi marrëveshja ndërmjet nesh (shënimi ynë: Greqi-Shqipëri), por më shumë na peokupoi se si do të mbështesim qëndrimet shqiptare në bashkimin Europian, sepse ka një sërë kundërshtimesh nga disa shtete anëtare për hapjen e negociatave me ?Maqedoninë e Veriut? dhe me Shqipërinë?, tha Kotzias gjatë konferencës për shtyp, në përfundim të takimit mbi sigurinë dhe stabilitetin në Mesdheun Lindor, që u zhvillua në ishulin e Rodosit.

?Do të duhet të dini?, vazhdoi Kotzias, ?se ka një letër nga Danimarka, Luksemburgu, Gjermania, Franca dhe Holanda, që shtrojnë probleme për integrimin e këtyre shteteve në BE... Duhet t?ju informoj se ndërkohë, tre nga të pesë vendet, domethënë Luksemburgu, Danimarka dhe Gjermania, u tërhoqën nga ai grup, nuk kanë më kundërshtime të fuqishme?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-rodos-nuk-u-fol-detin-por-negociatat-kotzias-franca-dhe-holanda-kunder-shqiperise