Ora News - Prokuroria akuzon policët e Korçës për vdekjen e Eneas në paraburgim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Korcës akuzon efektivë të Policisë Lokalë për mosdhënie ndihme ndaj 27 vjeçarit Enea Ftoj që ndërroi jetë në ambientet e paraburgimit.

Menjëherë pas ngjarjes, organi i akuzës ka nisur hetimet për veprën penale 'mosdhenia e ndihmës' ndaj të riut që gjeti vdekjen pas shoqërimit në polici.

Një ditë pasi u raportua se ekspertiza mjeko ligjore ka treguar se i riu nuk ndërroi jetë nga dhuna, burime në organit e akuzës thanë se cështja vijon të jetë nën hetim për këtë vepër penale pavarësisht përmbajtjes se aktit të ekspertimit.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit në Korçë, janë gjetur prova, se efektivët e policisë, nuk i kanë dhënë ndihmë Enea Ftojit, edhe pse ai kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë dy ditëve të qëndrimit në ambientet e Komisariatit.

Nga ana tjetër burimet nga organi i akuzës kanë thënë se Policia ka shkelur rregulloren e trajtimit të të shoqëruarve dhe nuk ka kryer kontrolle periodike në qelinë e 27-vjeçarit me qëllim parandalimin e pasojave të rënda që kanë ardhur nga problemet shëndetësore që ka pasur i riu.

Ndërkohë pasi u njohën me rezultet e ekspertizës, reagoi edhe familja e 27 vjeçarit.

Ata thanë se do të kërkojnë zhvarrimin e tij dhe riekspertim, duke i qëndruar pretendimit se ai ndërroi jetë nga dhuna e policisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/prokuroria-akuzon-policet-e-korces-vdekjen-e-eneas-ne-paraburgim

Recommended