Report TV - Të hënën nis regjistrimi në çerdhe, ja kush përfiton, dokumentat që duhen

  • 6 years ago
Edukimi parashkollor në kryeqytet nis regjistrimet duke filluar nga kjo e hënë që vjen. Megjithëse jemi në përfundim të vitit akademik, aplikimet për çerdhe nisin të hënën në datën 25 dhe përfundojnë të premten në datën 29, nga ora 09:00-14:00

Të gjithë prindërit të cilët i kanë fëmijët nga 6 muaj në 3 vjeç duhet të bëjnë gati dokumentat dhe të shkojnë në çerdhen më të afërt për të regjistruar fëmijën e tyre. Për të treguar më saktë situatën në çerdhe dhe kopshte Zhaneta Beqiri, drejtoreshë në Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve , e ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv sqaron se janë disa kategori të cilat përfitojnë shërbimin falas në çerdhe. Beqiri shprehet se prioritet kanë aplikuesit që vijnë nga shtresat social ekonomike në nevojë.

Prioritet do të kenë një kategori prindërish, fëmijët e të cilëve më vonë do të kenë edhe një reduktim të pagesës.

1. Fëmijët që kanë statusin e jetimit, e vërtetuar me çertifikatën e statusit të jetimit që një prej prindërve duhet ta ketë me vete gjatë aplikimit, e shoqëruar me certifikatë personale të fëmijës dhe certifikatë familjare.

2. Fëmijë të prindërve që kanë statusin e jetimit

3. Fëmijë që kanë raport mjeko-ligjor për nevoja të veçanta që mund të jenë fëmijë me sëmundje të ndryshme, fëmijë me sindromën down, fëmijë me autizëm

4. Fëmijë të prindërve me nevoja të veçanta

5. Fëmijë, prindërit e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike, e vërtetuar me dokumentin përkatës që prindërit duhet ta kenë me vete në ditën e aplikimit.

6. Një tjetër kategori me prioritet janë fëmijët me mono prindër, pra që në certifikatën familjare janë vetëm nëna ose babai. Këta prindër duhet të sjellin edhe vërtetim page , ku prioritet kanë ata me pagë sa paga minimale ose më të ulët. Është e njëjya gjë edhe për fëmijët me prindër të divorcuar.

Recommended