Neritan Liçaj: Nëse duan luftë, jemi gati, dy duar për një kokë ‘O do na vrasin, o do i vrasim’

  • 6 years ago
Aktorët kanë vijuar protestën edhe mbrëmjen e sotme për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja, por me tone lufte. Aktori Neritan Liçaj ka kërkuar që ambasadorja Vlahutin duhet të shprehet për këtë cështje, ndërsa ka deklaruar se nëse qeveria dhe Rama duan luftë, është gati, por ka bërë thirrje për debat për të zgjidhur problemin, pasi sipas tij kryeministri po ikën në drejtim të paditur.

Inxhinierët dhe arkitektët janë të pabesueshëm. I bëj apel komunitetit ndërkombëtar, Vlahutin duhet të shprehet, se Europa është pro popullit dhe artistëve dhe jo pushtetit abuziv. Kryeministri po kërkon asgjësimin tonë, por duhet të ketë parasysh.

Por ekzistencën time e vendos unë dhe ai atje lart askush tjetër, kur flitet për ekzistencën time nuk ka më vend më për negocim, aty jemi në luftë, unë jam djalë ushtaraku dhe di një shprehje popullore ?Dy duar për një kokë?, ?do ta vras, se do më vrasë?. Ai nuk mund të luajë me fatin time dhe të djalit tim.

Nëse do të bëjë luftë bujrum, por nuk do të jetë e kollajshme, por nëse tregon dashamirësi, nëse do të pranojë që të kryeshërbëtori jonë, atëherë duhet të ulet dhe ti shikojë njerëzit në sy. Me këtë platformë të timonierit, po ikën në drejtim të paditur, të vijë të flasë për hallet tona. Nuk ka pranuar debatin. Takimi ishte tërheqje nga qeveria, u bë mirë që u bë. U bëj thirrje të mos guxojnë për fatin tonë

Aktori Neritan Liçaj

Recommended