Rudina/ “Atdhe dashuria, Lasgushi dhe Mitrushi”, Ylli Baka kenge per dy shkrimtaret (19.06.2018)

  • 6 years ago
Ai është një nga zërat më të preferuar dhe një nga emrat më të njohur të muzikës popullore shqiptare.
Bëhet fjalë për Ylli Bakën i cili vetëm pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar ?Atdhe dashuria, Lasgushi dhe Mitrushi?.
I ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan, këngëtari tregoi se si lindi ideja e realizimit të kësaj kënge dhe deklaroi se pas publikimit të saj vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli e ka falenderuar.
?Është pak e vështirë t?i këndosh të mëdhenjve. Ata janë të mëdhjenjtë e letrave shqipe. Zgjodha ta këndoj popullore këtë këngë sepse ata për popullin kanë shkruar. Ka shumë njerëz që kanë ndikuar që unë të këndoj këtë këngë. I gjithë klipi është xhiruar në Pogradec. Pas publikimit të këngës kam patur një reagim nga vajza e Mitrush Kutelit. Më mori në telefon, më falenderoi dhe më tha: ?Jam shumë e emocionuar?, tha Baka.

Recommended