Noka shpërthen në akuza ndaj Veliajt - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pasi doli nga Komisioni i Medias ku ishte parashikuar dëgjesa për Teatrin Kombëtar, kreu i Bashkisë së Tiranës mohoi akuzat e kryetares së komisionit se nuk ishte lajmëruar prania e tij në mbledhje.Por teksa po fliste me gazetaret në ambientet e kryesisë, Veliaj u ndërpre sërish nga deputeti demokrat Flamur Noka: ai nuk i rezistoi dot tundimit për t?u përplasur sërish me kryebashkiakun e Tiranës me akuza përtej çështjes së teatrit.
E ndërsa Veliaj po linte kryesinë e kuvendit, në mbledhjen e Komisionit të Medias kryetarja Vokshi shpjegoi edhe njëherë se pse ai nuk duhej të ishte i pranishëm këtë të martë.
Prej ditësh Komisioni i Medias e ka patur në qendër të vëmendjes çështjen e Teatrit Kombëtar, duke ftuar në dëgjesa ministren e Kulturës, artistët dhe kryebashkiakun Veliaj.

Recommended