Ora News - Plazhi i Tales një ndër destinacionet e verës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
As këtë vit plazhi i Tales nuk ka ngelur jashtë vëmendjes së pushuesve atyre shqiptarë dhe të huaj. Administratori i Shënkollit Albert Rusti thotë se turistët këtë vit do të gjejnë një bregdet më të pastër dhe çmime lehtësisht të përballueshme.

Sezoni turistik është ende në javët e para të tij por pushuesit e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Plazhi i Tales edhe këtë verë është një prej destinacioneve të vizitorëve shqiptarë dhe atyre të huaj.

Administratori i Shënkollit Albert Rrusti thotë se këtë vit turistët do të gjejnë një bregdet më të pastër, çmime të përballueshme por edhe më shumë siguri, permes vendosjes në funksion të kullave të vrojtimit

Ndryshe nga plazhet e tjera, Talja i ka qëndruar larg mbipopullimit duke ofruar më shumë qetësi, kjo është edhe një nga arsyet që tërheq disa prej pushuesve.

Por jo vetën shqiptarët, së fundmi edhe të huajt kanë treguar interes përë këtë zonë e cila në pjesën më të madhe të saj vijon të mbetet e paprekur nga ndërtimet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plazhi-i-tales-nje-nder-destinacionet-e-veres

Recommended