Bllokohet nga sot autostrada Tiranë-Durrës, nis rikonstruksioni i rrugës, ja si do lëvizin mjetet

  • 6 years ago
Duke filluar nga dita e sotme, autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet, për shkak të rikonstruksionit. ARRSH njoftoi dy ditë më parë mbylljen e autostradës, duke sqaruar se duhet ndërhyrje emergjente, pasi rruga është shndërruar në rrezik për qytetarët.

Nga ana e saj, policia ka bërë thirrje për shmangien e këtij aksi, ku makinat që ikin nga Tirana drejt jugut kërkohet kalimi nga Elbasani, ndërsa për në Durrës dhe veri kalimi do të bëhet nga rruga dytësore. Sot dhe nesër do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës.Pas përfundimit në segmentin Qafë Kashar ? Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera, ndërsa ndërhyrja për gjithë autostradën në dy senset do të realizohet gjatë muajit Qershor.

Në këtë ndërhyrje do të riparohen shtresat në pjesët e dëmtuara dhe jo gjithë gjatësia e rrugës. Pra bëhet fjalë për riparim të shtresave rrugore në zonat e dëmtuara të cilat krijojnë probleme qarkullimi.

Recommended