Search
Library
Log in
Watch fullscreen
3 years ago

Ora News - "Habilajt", Cutillio: Procesi në Katania nuk është direkt për ish-ministrin Tahiri

Ora News Lajme
Ora News Lajme
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillio ka deklaruar se porocesi që po zhvillohen në Itali për grupin Habilaj nuk është i lidhur direkt për ish-ministrin Tahiri.

Këtë deklarata ai e bëri nga Shkodra, ku mori pjesë në festën e Italisë, në konsullatën e nderit të këtij qyteti.

"Di që në Katania është një proces që po ecen përpara, që nuk është direkt për ministrin Tahiri, por di atë që dini ju", u shpreh ambasadori Cutillio.

Cutilloi u shpreh i shqetësuar në lidhje me ngërçin e krijuar me gjykatën kushtetuese, por e quan çmim që duhet paguar për një reformë të thellë si ajo e drejtësisë që po bën Shqipëria, e që nuk ka patur preçedent më herët në vendet Europiane.

"Besoj se reforma e drejtësisë që po bën Shqipëria nuk ka precedent në historinë Europiane, ndoshta s?ka askund. Eshtë reforme e thelle dhe vendimtare, por që has në vështirësi në fazën aktuale fillestare. Më shqetëson më shumë fakti i akuzave se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, që nuk me rezulton se i përket realitetit, por ajo që më shqeteson është fakti i mos-kompletimit të gjykatës kushtetuese, që janë të paralizuar për një periudhe kohe deri në zgjedhjen e kandidateve të ri, që kalojnë në vetting. Por natyrshëm ky është cmim që duhet paguar për një reformë kaq të thellë", tha ambasadori.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/habilajt-cutillio-procesi-ne-katania-nuk-eshte-direkt-ministrin-tahiri

Browse more videos

Browse more videos