Ora News - Klosi çel sezonin në Golem: Së shpejti vjen charteri i parë me turistë nga Rusia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 300 çartera pritet te sjellin turistë në Shqipëri këtë sezon të ri turistik. Këtë vit në trregun shqiptar vjen edhe një prej kompanive më të mëdha ruse e cila pritet të sjellë së shpejti turistët e parë. Por sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit e ardhmja e rajonit tonë është oferta e përbashkët turistike, ndaj nga Golemi ku mori pjesë në çeljen e sezonit turistik, e vuri theksin tek bashkërendimi mes palëve.

Paraqitja e një ofertë të përbashkët turistike është e ardhmja e rajonit sipas Ministrit shqiptar të Turizmit dhe Mjedisit.

I pranishëm në ceremoninë e çeljes zytare të sezonit turistik në Golem, Ministri Klosi e vuri theksin tek bashkëpunimi.

Blendi Klosi: "Ajo çfarë shikojmë këtu është një mbrëmje miqësore, një mbrëmje pune me njerëz të cilët kanë arritur që t?ia dalin falë një pune shumë të madhe por kanë arritur që t?ia dalin edhe falë një miqësie shumë të madhe dhe mbase këtu është edhe thelbi i gjithë politikës sonë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri, të kemi mundësinë që të prezantojmë më të mirën e Shqipërinë; mirëseardhjen, të prezantojmë pritjen e ngrohtë dhe dashurinë për njerërzit të cilët afrohen në Shqipëri.

Prandaj edhe ministria këtë vit përpiqet që kudo në Shqipëri së bashku me kaq shumë tur operatorë të shpërndajmë buzëqeshje dhe mirënjohje për të gjithë turistët."

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për turoperatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

Për herë të parë, ne tregun shqiptar vjen edhe një prej kompanive gjigande ruse

Blendi Klosi: "Ne si ministri së bashku me grupin kemi zgjedhur katër kompani të cilat kanë afruar shërbimin charter në vendin tonë dhe për herë të parë kanë ulur charter në Tiranë dhe presim që gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me shumë kompani të tjera ne të kalojmë mbi 300 chartera që është një numër i konsiderueshëm për turizmin shqiptar.

Një nga katër kompanitë që u përzgjodhën për tu nderuar me cmim, është Tui Rusia, Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap për Shqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind cdo vitduke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/klosi-cel-sezonin-ne-golem-se-shpejti-vjen-charteri-i-pare-me-turiste-nga-rusia

Recommended