Ora News - Punimet në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, gurët përfundojnë brenda në shtëpi

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky gur përfundoi brenda në kuzhinën e familjes së Bedri Krekës në Golik të Pogradecit pas shpërthimeve që bëhen për rrugën Qukës-Qafë Plloçë.

Ai erdhi nga lart dhe ra në mes të dhomës, ku vec dëmeve materiale dhe panikut rrezikoi të shkaktojë edhe tragjedi. Banorët thonë se shpërthimet ishin të forta dhe të paparalajmëruara.

Banor: Hodhën minat pa paralajmërin, nuk u njoftuan banorët.

Dëmtime kanë pësuar edhe të paktën 10 shtëpi të tjera.

Ndaj të hënën, banorët e fshatit protestuan duke bllokuar punimet për rrugën.

Ata akuzojnë firmën që po zbaton projektin se me shpërthimet me ekspoziv po i lë pa shtëpi duke rrezikuar edhe të prodhojë tragjedi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punimet-ne-rrugen-qukes-qafe-plloce-guret-perfundojne-brenda-ne-shtepi

Recommended