Kush vjen per dreke/ Kujdesi qe duhet te tregojne njerezit që agjerojne (28.05.2018)

  • 6 years ago
Jemi në muajin e Ramazanit dhe sot blogerja e ushqimit Kristi Janku kishte zgjedhur të flasë pikërisht për të në emisionin ?Kush vjen për drekë?. Përmes rubrikës ?me duart e Kristit? blogerja dha informacion për ndikimin e agjerimit në trupin tonë dhe disa këshilla.
Gjatë ditëve të Ramazanit kur shumë besimtarë myslimanë agjerojnë dhe nuk konsumojmë as ujë dhe as ushqim trupi ynë përdor rezervat që ka akumuluar në mëlçi dhe muskuj. Në varësi të motit dhe vendit ku ju ndodheni gjatë ditëve të agjerimit ju mund të përjetoni dehidratim të butë. Mund të keni gjithashtu dhimbje të lehtë koke apo luhatje të humorit, por mos u shqetësoni, studimet kanë treguar se asgjë nuk është e dëmshme për trupin tuaj. Problemi më i madh është me ato njerëz që konsumojnë kafe apo shumë pije gjatë ditës. Por kjo ka një tjetër anë pozitive, pasi pas 31 ditësh agjerim ju mund të reduktoni konsumin e kafesë. Efektet negative dhe pozitive të agjerimit janë të përziera. Më së shumti ajo që vihet re është se gjatë agjerimit njerëzit bien në peshë dhe pas agjerimit shtojnë më shumë në peshë. Duhet të keni kujdes që pas agjerimit nëse doni të mbani të njëjtën peshë duhet të kujdeseni për dietën tuaj.
Një nga pikat kyçe që duhet të keni parasysh është agjerimi nëse vuani nga diabeti. Nëse keni diabet të tipit 1 nuk rekomandohet të agjerohet, por gjithsesi ju mund të konsultoheni me mjekun tuaj.

Recommended