Why Not nga Roza Lati - Të ftuar Young Zerka dhe Sparksi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një prej këngëtarëve më të njohur shqiptarë, Young Zerka ka vetëm pak ditë që ka sjellë në treg projektin e tij muzikor "Anna" që ka rezultuar tepër i suksesshëm.

Ndërsa thoshte që vera do jetë e nxehtë dhe me koncerte të shumta, ai zbuloi në intervistën për "Why Not" nga Roza Lati se do ketë disa bashkëpunime me emra të njohur në botë.

"Do kem 3 bashkëpunime me të huaj. Një del tani në fund të majit, është me Faydee, me DJ Mogrin, francez. Kam një vetëm me DJ Mogrin. Kam dhe një tjetër me një këngëtar nga Afrika e Veriut", tha ai.

Më pas sqaroi se nuk ka patur asnjë debat me artistët e estradës shqiptare dhe mbështet artin e të gjithëve.

"Punoj tek Big Bangi. Jam peace 'paqe' me të gjithë. Regge është diçka që i ka bashkuar njerëzit. I këndon dashurisë, paqes. Pastaj bima është diçka frymëzimi. Nuk e shoh kurrë muzikën si të rrëzojmë filanin. Nuk dua të prek dikë, por kur doli Era që shkoi te pjesa e kontratave, filluan të gjithë me kontrata. Por këtë vit nuk po shoh asnjë kontratë", rrëfeu Zerka.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/young-zerka-zbulon-3-bashkepunimet-me-te-huajt-dhe-thumbon-artistet-shqiptare
Recommended