Check-in - Izmir, Efes, Cesme

  • 6 years ago
www.tvklan.al Emision nga Dorjana Daka & Albana Nanaj

?Check In? këtë herë ?fluturoi? në Izmir. I gjendur në bregun e Egjeut, ai është qyteti më i tretë më i madh i Turqisë. Izmiri është qendra kryesore tregtare e rajonit, me një aeroport dhe port të stërmadh, kafene, restorante etj. Turistët në Izmir shpesh e përdorin qytetin si bazë për të vizituar vende të tjera të interesit, të tilla si rrënojat në Efes dhe shtëpia e Virgjëreshës Mari.

Një itenerar të ngjashëm do të ndjekin edhe dy personazhet e ?Check In?, Albana Nanaj dhe Dorina Daka në aventurën e tyre të radhës.
Dorjana Daka: Këtu jemi në sheshin e Republikës, një nga zonat më të bukura të qytetit, me Ataturkun e madh në sfond, Egjeun përballë. Është interesante sepse në fund të viteve ?90, kryetari i bashkisë të qytetit të Izmirit ka qenë një shqiptar dhe ka bërë shumë ndërtime dhe rregullime dhe mbahet mend për mirë në këtë qytet.

Për më shumë ndiqni në linkun:
http://tvklan.al/video-check-in-ne-izmir/

Recommended