Ora News - Audio-përgjimi, Bozdo: Deklarata e Xhafaj më kujtoi gjyqin e Toto Rinës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në studion e lajmeve në Ora News, Sekretari Organizativ i PD-së Enno Bozdo tha se prej vitesh është ngritur alarmi i për shtetin që po kapet nga krimi, ndaj ftoi qytetarët të behen bashkë nesër në protestë për të larguar qeverinë. Bozdo, iu përgjigj ministrit Fatmir Xhafaj i cili tha se nëqoftëse audio del autentike ai jep dorëheqje, duke theksuar se ai mbron vëllain e tij trafikat dhe lidhjet e qeverise me krimin. I pyetur për kohëzgjatjen e protestës, ai tha se vendimi i përket qytetarëve në shesh.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në studion e lajme në Ora News, tha se protesta e nemërme do të jetë madhështore, ku qytetarët do bëhen bashkë për largimin e qeverisë. Partia Demokratike ka ngritur alarmin, tha Bozdo, për një shtet që po kapet nga krimi.

Bzdo garantoi protestë qytetare, duke hedhur poshte mundësine e trazirave.

Bozdo iu përgjigj dhe deklartës së Ministrit të Brendshëm, për të cilin po protestohet, i cili deklaroi se nëqoftëse audio del autentike ai do të dorëhiqet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/audio-pergjimi-bozdo-deklarata-e-xhafaj-me-kujtoi-gjyqin-e-toto-rines