Ora News - Aksident në Fier, makina përplas për vdekje gruan në rrugë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një grua 51 vjeçare mbeti e vdekur mbrëmjen e sotme në Fier teksa u përplas nga një automjet.

Aksidenti u shënua rreth orës 20:45, në lagjen "Sheq i Madh", ku shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka përplasur shtetasen Lindita Kola 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, Kola ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të madhe, teksa viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-fier-makina-perplas-vdekje-gruan-ne-rruge

Recommended