Sonte në Dosja K, “Fantazma e Lucës në galeritë e Spaçit”, historia e Lucë Vukajt
  • 6 years ago
Në 45-vjetorin e Revoltës së burgut të Spaçit, në emisionin ?Dosja K?, në Report Tv, vjen një histori e panjohur, që zbulon majën e ajzbergut rreth qindra vrasjeve në galeritë e minierës së Spaçit, ku të burgosurit politik trajtoheshin si skllevër.

Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 1982 dëshmohet nga ish i burgosuri politik Kujtim Kaziu, i cili humbi në një aksident të tmerrshëm shokun e tij të qelisë Lucë Vukajn.

Kushtet e tmerrshme ku punonin të burgosurit politik në miniernë e Spaçit, norma sfilitëse që duhet të arrinin cdo ditë dhe torturat që ju bëheshin të burgosurve, kur nuk arrinin të plotësonin normën e caktuar nga kupola e regjimit, janë sfondi ku vendoset ngjarja tragjike e vdekjes së Lucë Vukajt dhe përballjes së nënës së tij me këtë fakt një muaj pasi i biri kishte humbur jetën?

Dokumentari ?Fantazma e Lucës në galeritë e Spaçit? vjen si një homazh për të gjithë të burgosurit politik që humbën jetën në galeritë e vdekjes në Minierën e Spaçit.
Recommended