Ora News - Xhafaj krah ambasadores gjermane komenton dëshminë e Albert Veliut

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e quajti dëshminë e Albert Veliut si sajesë dixhitale. Në takimin që Xhafaj pati me Ambasadoren gjermane te njësia Task-Forcë, mori mbështetjen e saj për ndihmë në luftën ndaj krimit të organizuar. Kjo luftë, sipas Ambasadores Susanne Schuetz, është prioritet për integrimin në BE.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e quan "sajesë digitale" dëshminë e Albert Veliut publikuar dje në selinë e PD-së. Në krah të ambasadores gjermane, pasi kishin inspektuar ambientet e Taks Forcë Speciale në Tiranë, Xhafaj tha se detyra e tij ishte për të punuar për të ngritur prokurorinë e policisë speciale, ndërsa PD sajesën digitale

Fatmir Xhafaj: "Detyra ime është të punoj për prokurorinë speciale e policinë speciale detyra e tyre është të punojnë për qytetarin digjital të sajuar. Kjo nuk është çështja ime, është e tyre. Unë kam zgjedhur këtë rrugë, ata atë rrugë. Për mua është e rëndësishme të bëj detyrën time"

Lufta kunder krimit të organizuar prioritet kyç

Përsa i përket bashkëpunimit me palën gjermane për të luftuar kriminalitetin, Xhafaj përmendi 2 njësitë speciale që merren me këto problematika, ?Forcën e ligjit? dhe ?Antiskifterin?.

Ambasadorja Susanne Schuetz në qëndrimin e saj theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar është një prioritet kryesor për anëtarësimin në BE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhafaj-krah-ambasadores-gjermane-komenton-deshmine-e-albert-veliut

Recommended