Dëgjesa për TK, debate në Komisionin e Medias, Presidenti i Sindikatave braktis mbledhjen

  • 6 years ago
Sot mbahet Komisioni i Medias, ku do të jetë dëgjesa e artistëve në Komision. Pasi ka nisur, dëgjesa është ndërprerë pasi Albana Vokshi ka thënë partia Demokratike po bën një deklaratë të rëndësishme.

Presidenti i Sindikatave të Pavarura, Reshat Ibrahimi ka braktisur Komisionin duke thënë që nuk ministrja Mirela Kumbaro nuk është e pranishme, ndërsa të tjerët i ka takuar.

Mes debateve të ashpra mes deputetes se PD Albana Vokshit dhe deputetit të PS FIdel Yllit është replikuar duke thënë se teatri nuk i përmbush kushtet për të qënë në përdorim, ndërsa Vokshi thotë që atëherë Kumbaro duhet të shkojë para drejtësisë.

Alert Çeloaliaj ka thënë në Komision se ministrja Kumbaro nuk pranon që të debatohet mbi Teatrin.

Nese si komunitet teatror na kërkohet që të heshtim. Përgjegjen për gjendjen në të cilën ndodhet TK sot, janë qeveritë nga e majta dhe nga e djathta. Thuhet se TK është rrezik për punonjësit, atëherë përse nuk merren masa për këtë gjendje. I vetmi që ka bërë diçka për Teatrin Kombëtar është Pandeli Majko. Ne e ftojmë që të prononcohet për të ardhmen e TK. Ne kërkojmë që Teatri Kombëtar të shpallet monumet kulture.

Alert Çeloaliaj, artist

Regjizori Kastriot Çipi ka thënë që në këtë problematikë, nuk flitet asnjë fjalë për shembjene Teatrit Eksperimental.

Në strategjinë e Ministrisë së Kulturës 2013-2017 në pikën 16 parashikohej restaurimi i TK. Masakra që po i bëhët Tiranës ka filluar jo vetëm nga kjo qeveri, por edhe nga ato paraardhëse.

Kastriot Çipi, regjizor

Recommended