Ora News - Dy të kërkuar për trafik kokaine në Itali arrestohen në Durrës dhe Lezhë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me urdhër të antimafias italiane të qytetit të Triestes janë arrestuar sot në Shqipëri dy krerët e grupit të trafikantëve Keci që vepronte në zonën e Shijakut dhe të Durrësit.

Bëhet fjalë për Astrit Kecin dhe Shkëlqim Sufjen. Ata janë arrestuar në Shijak dhe në Lezhë.

Ata rezultojnë të jenë anëtarë të grupit "Keci" dhe ishin shpallur në kërkim prej 2006

"Hetimet e antimafias italiane kanë vërtetuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës përgjatë viteve 1998-2006. Astrit Keci e Shkëlqim Sufja janë arrestuar në banesat e tyre private.

"Dy të arrestuarit akuzohen për trafik heroine e kokaine nga vendet ballkanike drejt Europës. Droga trafikohej përmes territorit italain duke përdorur pikat kufitare në rajonin e Friuli Venecia Giulia" informon gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi.

'Astrit Keci dhe Shkelqim Sufja vazhdonin të garantonin eficencën e organizimit të trafikut të sasive të mëdha heroine e kokaine drejt Italisë dhe Europës" shkruan Tg com.

Policia shqiptare pritet të dalë në një konferencë për median lidhur me këto arrestime. Arrestimet u ndërmorën pas një hetimi të gjatë të koordinuar nga Dda e Triestes në bashkëpunim me Antidrogën, zyrën e lidhjes së policisë shqiptare në Bari dhe SKIP, zyra e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë

Astrit Keci kusheri i Durim Kecit

Gazetari i Ora News në Durrës, Leonidha Musaj informon se Astrit Keci është kushëriri i Durim Kecit, edhe ky ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge. Durim Keci u arrestua në Shqipëri por pas proceseve gjyqesore në Shqipëri ia arriti të mos ekstradohej dhe sot të jetë i lirë. Ndërkohë Astrit Keci ishte arrestuar në Itali në 2007 por kishte arritur të arratisej dhe më pas të kthehej në Shqipëri


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dy-te-kerkuar-trafik-droge-ne-itali-arrestohen-ne-durres-dhe-lezhe

Recommended