Ora News - Panair, shije e traditë, mjeshtrat e kuzhinës bëhen bashkë në Lezhë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Lezhë u mbajt festivali i parë i gastronomisë

Organizimi, që erdhi si risi në prag të sezonit turistik bëri bashkë mjeshtrat e kuzhinës

Pjesmarrës: "Aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme për promovimin e produkteve të zonës, produktet e freskëta dhe për të zbuluar natyrën"

Pjesmarrës:"Po shohim çdo vit e më tepër turistë nga bota por edhe nga Shqipëria. Nga vendet e jugut që po vijnë drejt veriut dhe gjithë atë lëvizje nuk e bëjnë kot. Kjo tregon se diçka e gjejnë"

Festivali i Gastronomisë ?Lezha gatuan? u vlerësua edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Ai tha se projekti i lançuan për sponsorizimin e festave gjatë seonit turistik do të përfshijë dhe Lezhën.

Blendi Klosi: "Në këtë aktivitet i gjejmë të gjitha. I gjejmë të gjitha ato që na duhen për një sezon turistik të shkëlqyer, prandaj projekti që ne kemi lançuar për të sponsorizuar festat, të cilat do t'i ofrohen sezonit turistik, pa dyshim do të përfshijë edhe Lezhën edhe Shkodrën, veriun në përgjithësi, por natyrisht edhe zonat e tjera, kudo që do të ketë turistë."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/panair-shije-e-tradite-mjeshtrat-e-kuzhines-behen-bashke-ne-lezhe

Recommended