Report TV - Paloka: Tahiri dhe Rama lojë me ndërkombëtarët, ish-ministri lëviz i lirë

  • 6 years ago
Për Partinë Demokratike, dorëheqja nga mandati që bëri Saimir Tahiri është një lojë e tij dhe Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Edi Paloka akuzoi Ramën se po vijon që të mbrojë ish-ministrin e Brendshëm, ndërsa ka kapur drejtësinë.

Dorëheqja është një lojë e tij dhe kapos së tij për të mashtruar ndërkombëtarët. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Tahiri vazhdon të bredhi i lirë dhe i pa shqetësuar. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, por Rama e bllokoi. Çfarëdo të thotë prokuroria e kapur nga Rama do ti shkojmë deri në fund me komisionin e hetimit

Edi Paloka

Recommended