Vlorë, tensione gjatë ndeshjes me Vllazninë, Idrizi: Arbitri shau lojtarët dhe tifozët e Flamurtarit

  • 6 years ago
Ndeshja e sotme Flamurtari-Vllaznia e cila mbaroi në barazim mes dy skuadrave është shoqëruar me tension dhe të shara mes tifozërisë vlonjate dhe gjyqtarëve të ndeshjes.

Gjyqtarët janë larguar me furgon policie vetëm 1 orë e 30 minuta pas përfundimit të ndeshjes.

Shkak i tensionimit të situatës ka qenë momenti kur ka përfunduar ndeshja dhe arbitrat kanë lëshuar ofendime drejt tifozërisë vendase, e cila gjatë ndeshjes ka ofenduar dhe sharë katërshen e gjyqtarëve.

Tension ka pasur edhe jashtë stadiumit dhe është dashur mbi një orë që policia të qetësojë situatën dhe të nxjerrë jashtë ambienteve të stadiumit arbitrat e ndeshjes.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi ka bërë denoncimin në polici për gjyqtarët,ndërsa i ka quajtur persona që luajnë me ndjenjat e një qyteti.

Gjithashtu edhe gjyqtarët kanë bërë denoncim në drejtim të klubit Flamurtari.

Ndeshja e sotme ka përfunduar në barazim me golat e Kamarës për vendasit në minutën e 94 dhe me golin e miqve nga Ribaj në të 84 minutë.

Recommended