Ora News - Fushë Krujë, gjendet makinë e djegur me mbetje njeriu brenda

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një burrë është gjetur i shkrumbuar brenda makinës, ku u zbulua edhe trupi i pajetë. Kalimtarët lajmëruan policinë, e cila shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, në Derven të Fushë-Krujës.

Automjeti i djegur është një ?Volkswagen Turan?, ndërsa ngjarja ende mbetet misterioze, pasi nuk dihet asgjë nga rrethanat sesi ka ndodhur.

Nga pozicioni i automjetit, mendohet se viktima, i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, është ekzekutuar më parë dhe makina është fshehur në këtë vend prej autorëve.

"Ende nuk është konfirmuar nëse personi që ndodhet brenda në mjetin e djegur është në vendin e shoferit apo në sedilen e pasagjerit" informon gazetari i Ora News Leonidha Musaj.

Policia e Durrësit tha zyrtarisht se viktima dhe makina u gjetën në fundin e një toke.

Një grup i specializuar nga Policia e Durrësit, prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda po heton rreth ngjarjes, ndërsa po verifikohen të gjitha denoncimet për largime nga banesa në zonë, apo për ngjarje të rënda, të cilat mund të kenë qenë shkak për këtë veprim çnjerëzor.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fushe-kruje-gjendet-nje-automjet-i-djegur-dyshohet-nje-viktime

Recommended