Ora News - David Phillips i përgjigjet Ramës: Afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

David Phillips, ekspert i politikës së jashtme në ShBA, drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat e njeriut i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në Tonight Ilva Tare tha se Brukseli nuk ka shqetësime për marrëdhëniet e ngushta të Shqipërisë me Erdogan. Në një lidhje me skype nga SHBA për Ora News, Phillips tha se afrimiteti me Turqinë e mban Shqipërinë larg BE.

Intervista dhënë për gazetaren Ilva Tare

Ilva Tare: Mirëmbrëma zoti Phillips, kënaqësi që të kam në këtë komunikim të drejtpërdrejtë.

David Phillips: Mirëmbrëma, faleminderit shumë.

Ilva Tare: Besoj se e keni dëgjuar përgjigjen që i dha shqetësimit të shprehur nga ana juaj në një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje me orientimin e Shqipërisë apo mesazhet e dyfishta që dërgonte drejt perëndimit, por edhe drejt Turqisë apo vendeve të tjera që mund të përbënin rrezik për stabilitetin e Shqipërisë. Keni një koment për përgjigjen që ktheu zoti Rama?

David Phillips: Në intervistën time për Zërin e Amerikës kryeministri Rama ka interpretuar diçka që kam thënë që ishte diçka shumë pranë të vërtetës. Ajo ka të bëjë me një përgjigje jo shumë të qartë. Ne duhet të kemi një qëndrim të qartë për qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me Turqinë dhe vendet e tjera perëndimore.

Ilva Tare: Rama tha se në Bruksel nuk ka shqetësim për marrëdhënien e Shqipërisë me Erdogan, po në SHBA?

David Phillips: Le ta qartësojmë fillimisht marrëdhënien me BE me Turqinë. PE ka votuar për të pezulluar procesin e anëtarësimit dhe Junker ka deklaruar se Turqia nuk do të anëtarësohet në një kohë të shpejtë dhe Shqipëria nuk duhet të mbajë një shoqëri të afërt me Turqinë pasi e sjell Shqipërinë më larg me BE. SHBA janë të shqetësuara, ka vetëm një pikëpamje. SHBA nuk kanë një mik të mirë se Shqipëria në këtë rajon. Ne duam të mbajmë këtë bashkëpunim të ngushtë e sidomos kur ka cështje shumë shqetësuese për atë që Turqia po luan si rol në Rajon duke blerë edhe raketa nga Rusia, duke mbështetur grupime të tjera në Rusi. Ne duam ta mbajmë Shqipërinë afër me Perëndimin, pasi Shqipëria dhe SHBA kanë vlerësim të ndërsjelltë dhe këto marrëdhënie të ngushta me Turqinë nuk janë në interes të Shqipërisë dhe nuk janë dicka që e duan BE dhe SHBA.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/david-phillips-i-pergjigjet-rames-afrimiteti-me-turqine-e-mban-shqiperine-larg-be