Ora News - Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Besnik Ymeraj, nën hetim nga Krimet e Rënda

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj.

Besnik Imeraj dha dorëheqjen dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë vetingun. Më pas materialet iu referuan Prokurorisë së Përgjithshme. Kjo e fundit ia përcolli Porokurorisë së Tiranës.

Më pas Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e procedimit në lidhje me elementë të veprës penale për pasurinë e gjyqtarit.

Aktualisht një pjesë e materialeve i janë dërguar prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe çështja po hetohet nga prokurori Klodian Braho.

Shkak është bërë një informacion që KPK ka marrë se ish gjyqtari është ndikuar nga rrethana të tjera për të marrë vendim në një çështje gjyqësore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ish-gjyqtari-i-kushtetueses-besnik-ymeraj-ne-hetim-nga-krimet-e-renda

Recommended