Report TV - Pamjet në gjykatë të autorëve të vrasjes së pronarit të minimarketit në Kamëz

  • 6 years ago
TIRANE-Dy autorët e krimit në Kamëz Vladimir Kurti dhe Ruzhdi Hoda kanë dalë para gjykatës për t?u njohur me masën e sigurisë. Kurti në tentativë grabitje vrau pronarin e lokalit Agim Buci, ndërsa gruaja mbeti e plagosur. Ruzhdi Hoda është bashkëpunëtor në krim.

Report Tv ka siguruar pamjet e dy autorëve para gjykatës Penale në Tiranë. Autori i krimit Vladimir Kurti kishte veshur një bluzë ?Gucci?, ndërsa të dy janë braktisur nga familja, pasi asnjë pjesëtar nuk ishte i pranishëm në gjyq.

Report Tv mëson se familja e kishte denoncuar Vladimir Kurtin 5 herë në polici për dhunë në familje. Babai i Vladimir Kurtit u shpreh pas ngjarjes se e ka mohuar të birin, ndërsa kërkoi që të varet për krimin që ka bërë.

Kurti dhe Hoda mbrohen nga avokatë të zgjedhur nga shteti. Më herët ata kanë pranuar krimin, ndërsa u zbuluan nga kamerat e sigurisë dhe kurthi që u ngriti policia duke i liruar pas shoqërimit.

Pas lirimit, gjatë bisedës telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe Hodes, 28-vjeçari i telefonon mikut të tij Hode dhe i thotë??i fshehe ato se, mua më morën në pyetje??.

Recommended