Ekskluzive/Report Tv siguron videon, ja momenti kur i vihet zjarri makinës në Elbasan

  • 6 years ago
Një automjet është përfshirë nga flakët në lagjen "Qemal Stafa" në Elbasan orët e para të mëngjesit të kësaj diele.

Makina e djegur me targë AA 484FG është në pronësi të Arben Haxhiymeri, 62-vjeç, pedagog në Universitetin e "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit, shef i Departamentit të Filozofi-Sociologjisë. Sipas policisë, mjeti ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij, ku si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Recommended