Rama kritikon Elisa Spiropalin: Nuk ke bere detyren siç duhet

  • 6 years ago
Në punimet e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputeten Elisa Spiropali, me pretendimin se nuk ka bërë detyrën e saj si koordinatore e bashkëqeverisjes me qytetarët.
Këto kritika, Rama deputetes së tij ia bëri duke folur për luftën kundër korrupsionit dhe performancën e kryetarëve socialistë të Bashkive.
Kryeministri u shpreh se priste nga Elisa Spiropali të tregonte kryebashkiakët socialistë që duhet të shkarkohen nga detyra.
"Lufta kundër korrupsionit nuk mundet dot dhe s'ka shans të triumfojë kurrë nëse është luftë e cila fokusohet tek ndëshkueshmëria e individid. Lufta kundër korrupsionit mund të triumfojë vetëm nëse paralelisht me ndëshkueshmërinë garantohet sistemit dhe në këto 6 muaj kemi ulur në mënyrë drastike numrin e ndërveprimeve mes qytetarëve dhe administratës.
Unë prisja nga Elisa Spiropali të thoshte gjërat për të cilat është zgjedhur, koordinatore e bashkëqeverisjes. Dhe prisja nga Elisa Spiropali të thoshte se cilët kryetarë bashkie duhet të shkarkohen sot për faktin që nuk duan t'ja dinë fare. Si mundet që sot pas 6 muajsh ne kemi ende Bashki ku kryetarët e Bashkisë ende nuk kanë marrë vesh se çfarë duhet të bëjnë. Deputetët nuk janë zyra pune. Elisa nuk e bëri sepse nuk ka bërë detyrën si duhet. Kjo është e vërtetë. Unë shpresoj që ta bëjë", u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Recommended