Ora News - Veliaj në Dublin, prezanton para arkitektëve projektet strategjike të Tiranës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës ishte në Dublin në Irlandë ku gjatë takimeve me zyrtarë dhe arkitektë ka prezantuar projektet e qytetit gjatë mandatit të tij.

Bashkia e Tiranës bën të ditur se projektet si Sheshi "Skënderbej", Pazari i Ri apo Bulevardi i Ri, ngallën interes tek arkitektët irlandezë. Projekti i rëndësishëm i Tiranës, për të cilin do të punohet në mënyrë intensive është ajo e rigjallërimit të piramidës.

Veliaj: Unë nuk besoj të ketë një qytet tjetër që të ketë ndryshuar aq shumë sa Tirana në 27 vitet e fundit, ndaj më jep kënaqësi të veçantë që e ndaj këtë histori dhe më bën të ndihem krenar që jam një ndër 1 milion qytetarët e Tiranës, ku të gjithë bashkë e trajtojmë qytetin si shtëpia jonë e përbashkët; ashtu siç kujdesemi për shtëpitë tona, ashtu kujdesemi për Tiranën.

Për projektet, të cilat Veliaj i konsideroi të suksesshme, ia atribuon meritën qytetarëve të Tiranës që kanë mirëpritur nisma të tilla.

Veliaj ishte i ftuar në takimin e përvitshëm të Fondacionit Irlandez të Arkitekturës me temë "New Now Next", për të prezantuar projektet që transformuan Tiranën.

Gjatë qëndrimit në Dublin, kryebashkiaku Veliaj u prit në një takim edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, me të cilin diskutoi mbi shtimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy kryeqyteteve, ndërsa theksoi bindjen se Shqipëria e meriton plotësisht hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-ne-dublin-prezanton-para-arkitekteve-projektet-strategjike-te-tiranes

Recommended