121 ushtarë të rinj i bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Xhaçka: Zgjedhje e duhur

  • 6 years ago
121 ushtarë të rinj iu bashkuan sot Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ndërkohë që 135 të tjerë përfunduan me sukses stërvitjen 10-javore për përparimin e mëtejshëm në gradë. 256 ushtarët e rinj u betuan dhe u certifikuan pas kryerjes së stërvitjeve individuale bazë dhe asaj të avancuar në Shkollën e Trupës në Bunavi.

E pranishme në ceremoninë e betimit dhe certifikimit të ushtarëve të rinj në Bunavi, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka uroi pjesëtarët më të rinj të Forcave të Armatosura shqiptare dhe i përgëzoi ata jo vetëm për zgjedhjen e bërë për t?iu bashkuar FA-ve, por edhe për vullnetin e treguar gjatë stërvitjes.

?Me kënaqësi lexoj sot në sytë tuaj, kurajo, krenari për gjithë sa keni arritur deri tani, por dhe motivim për atë që do sillni pranë familjes së madhe të Forcave të Armatosura të vendit. Sot, ju 256 djem e vajza, i bashkoheni ushtrisë shqiptare dhe unë me shumë krenari mund të them, që keni bërë zgjedhjen e duhur. Dua të ndaj me ju, krenarinë për vullnetin që shfaqët dhe mirënjohje për përzgjedhjen që keni bërë.?- u shpreh ministrja Xhaçka.

Recommended