Banorët e Orikumit, protestë në Këshillin Bashkiak Vlorë: Duam dëmshpërblimet për shtëpitë

  • 6 years ago
Ditën e sotme banorët e Orikumit, kanë protestuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të qytetit të Vlorës me pankarta në duar, ku kërkojnë ujë dhe drita 24 orë pa ndërprerje. Përveç këtyre ka dhe banorë të lagjes ? Kushtrimi?, të cilët nuk janë dëmshpërblyer akoma për shtëpitë e shembura, të cilat u prekën nga ndërtimi i Transballkanikes.

Janë 28 familje në këtë lagje që pretendojnë se nuk kanë marrë dëmshpërblimet e premtuara. Ndërsa kryetari i bashkisë, Dritan Leli, nuk është prezent në këtë mbledhje të këshillit bashkiak.

Recommended