Report TV - Vlahutin: Mblidhni të ardhurat, i keni më të ulëtat në rajon

  • 6 years ago
Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, kryebashkiakët shqiptarë dhe 61 koordinatorët vendorë të BE-së në bashkitë shqiptare u takuan sot në Tiranë për të diskutuar mbi performancën e pushtetit vendor në çështje që lidhen me BE-në. Diskutimet u përqendruan në progresin e bërë drejt ngritjes së sistemeve efektive institucionale dhe administrative për avancimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendor.

Deri në janar të vitit 2018, me mbështetjen e projektit "Bashkitë për Evropën" të financuar nga BE-ja, janë ngritur në çdo bashki shqiptare ?Kënde të BE-së?, që u drejtohen autoriteteve vendore dhe publikut shqiptar me informacione mbi BE-në, politikat, fondet dhe programet e saj. Projekti sapo ka publikuar një raport të performancës së bashkive mbi çështje që lidhen me BE-në, i pari i këtij lloji që u prezantua sot në konferencë.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin theksoi se anëtarësimit në Bashkimin Evropian përfshin të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të gjithë shoqërinë dhe se Shqipëria nuk do të zhvillohet nëse të gjitha pjesët e saj nuk do të jenë në gjendje dhe mjaftueshëm të forta për t?u zhvilluar gjithashtu.

Decentralizimi fiskal është thelbësor në mënyrë që bashkitë në Shqipëri të marrin kontribute të konsiderueshme tatimore nga bizneset që operojnë në territoret e tyre.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin
Raporti i performancës është një pamje e asaj se si po ia dalin bashkitë shqiptare në përmbushjen e përgjegjësive që lidhen qartazi me procesin e anëtarësimit të vendit. Bashkitë japin një kontribut në fusha të rëndësishme, siç janë sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, politikat sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi dhe mjedisi.

Tani që Shqipëria po zhvillon një arkitekturë institucionale dedikuar integrimit në BE në nivel vendor, pritet që ky ushtrim të bëhet një pikë referimi e rregullt për monitorimin e progresit të integrimit në BE në nivel vendor.

Recommended