Ora News - Negociatat, Gjosha: Duhet të kemi kujdes nga Holanda, ç'më tha ministri holandez

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e ftuar në 'Arena' nga Dritan Hila në Ora News, tha se Shqipëria duhet patur kujdes pasi mund të bllokojë negociatat, duke treguar edhe një bisedë me ministrin holandez.

Gjosha: Kur flas për diplomacinë e kam shumë të qartë se edhe nga vende të BE duhet të kemi shumë kujdes. Një nga këto vende është Holanda. Unë mund të them se në takimin e fundit që kam pasur si opozitare me ministrin e çështjeve evropiane, më pyeti: pse duhet të çelim negociatat me Shqipërinë? Rasti ishte ndalimi i maunës me 613 kg kokainë. Problemi është kush është sot pas hekurave. Është vetëm një person dhe ky është shoferi. Ku është personi përgjegjës. Në Holandë askush nuk akuzon për nivele të larta. Ne duhet të jemi të kujdesshëm tek mënyra se si veprojmë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/negociatat-gjosha-duhet-te-kemi-kujdes-nga-holanda-cme-tha-ministri-holandez

Recommended