Ora News - Sa punojnë dhe paguhen shqiptarët?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Shqipëri, një qytetar paguhet mesatarisht 351 lekë për një orë pune.Sipas të dhënave të INSTAT në bazë të sektorëve, më të paguar janë punonjësit e kompanive financiare dhe të sigurimeve, ndërsa ata që paguhen më pak janë të punësuarit në sektorin e shërbimeve dhe sektori i përpunimit të mallrave.Përsa i përket orëve të punës, më të privilegjuarit janë administrata të cilët realizojnë më pak se 40 orë punë në javë.

Qytetarët shqiptarë paguhen 351 lekë për një orë pune. INSTAT ka publikuar raportin me të dhënat e vitit 2016, ku vihet re se sipërmarrjet që paguajnë më shumë janë ato që zhvillojnë aktivitete financiare dhe të sigurimit, ku një orë pune kushton 700 lekë.

Në bazë të orëve totale të paguara, paga në këto sektor arrin deri në 124 mijë lekë në muaj.

Pas kësaj renditen aktivitetet e informacionit dhe komunikacionit, me 521 lekë për orë.

Aktivitetet ekonomike me koston më të ulët janë: Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 241 lekë; Industria përpunuese me 250 lekë dhe Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve me 254 lekë.

Por sa orë në javë punojnë shqiptarët?

Duket se më të privilegjuarit janë ata që kanë një punë në shtet, pasi janë të vetmit që punojnë më pak se 40 orë në javë që është edhe limiti i vendosur me ligj.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sa-punojne-dhe-paguhen-shqiptaret

Recommended