Report TV - Rikthimi i Berishës në krye të PD? Zogaj: Është një kthim mbrapa!

  • 6 years ago
Ajo që është quajtur risi nga demokratët, për analistin Preç Zogaj, njohës i problematikave në PD, është diçka e vjetër. Në një koment në Report TV, Zogaj shprehet se, përzgjedhja e kandidatëve për deputetët dhe kryebashkiak duhet të ishte sanksionuar me parimin një anëtar, një votë.

?Gjithë ajo që thuhet për rolin e anëtarësisë nëse nuk saktësohet se anëtarësia konsultohet me parimin ?Një anëtar, një votë?, ngelet siç ka qenë dhe më keq se sa ka qenë. I bie që anëtarët mblidhen në mbledhje të hapura, vë gjithsekush një emër dhe dalin ca lista të gjata, për 5 vende, 50 veta që nuk i sheh kush më. Kjo është shumë serioze?, shprehet ai.

Ndërsa për pikën më të debatuar, mandatin e kryetarit, Zogaj ka këtë qasje: ?Kjo për mua nuk është një pikë shumë e rëndësishme sepse vetëvetiu kryetarët kur humbin dy herë zgjedhjet politike, humbin të drejtën të vazhdojnë edhe po të mos shkruhej sepse nuk ka asnjë shans më?, thotë Zogaj.

Kur flet për kritikët analisti shprehet i rezervuar por i jep vlerë më të madhe kritikëve që debatojnë nga selia blu.

?Sidomos kritikat që shoqërohet dhe me propozime për zgjidhje janë shumë të mirëpritura dhe duhet të mirëpriten për mendimin tim, kurse kritikat nga distanca, nga llogorja ose kritikat që mbështeten në një konsideratë që nuk i ndryshojnë ato nuk kontribojnë pozitivisht?, thekson analisti.

I pyetur për thirrjet e disa anëtarëve demokratë që kërkojnë rikthimin e Sali Berishës, Zogaj thotë se nuk është zgjidhje që e çon PD në fitore.

Recommended