Ora News - Arrestim? Tahiri: E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një lidhje telefonike për "360 Gradë" në Ora News, u pyet nëse i trembet ndonjë arrestimi për llogari të integrimit, duke deklaruar se nuk do ta lejonte këtë, por pa dhënë sqarime të tjera.

Myftaraj: Ju jeni jurist dhe e dini që politikanët e nivelit të lartë futen në burg me teorema politike. Mos ndoshta me rekomandimin për negociatat duhet arrestime ekselente.

Tahiri: Nuk shoh asnjë rrezik. E para nuk arrij ta konceptoj si mund të ketë një zgjidhje me "koka turku" dhe as që më duket se Shqipëria shkon gjëkundi me historinë e kokave të turkut. Ky është një hesap tjetër. E sigurt është që nuk do të lejoj të më ndodhi mua një gjë e tillë dhe jam i dedikuar vetëm për të vërtetën. Nuk besoj që është e kollajtë të bëhet kush edhe unë jo e jo, kokë turku.

Zheji: Cili është instrumenti?

Tahiri: Sepse besoj tek e vërteta ime dhe pse besoj se do t'i shkoj deri në fund. Këto të tjerat me koka turku, jo llogari politike që të blihet integrimi me mua, nuk i besoj dhe jam i qetë.

Dyrnjaja: Kë keni parasysh kur thatë se nuk do të lejoni bir nëne dhe bir kurve...

Tahiri: Për t'i shkuar deri në fund të vërtetës dhe për të mos u ndalur përpara asgjëje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestim-tahiri-e-sigurt-eshte-qe-nuk-do-te-lejoj-te-me-ndodhi
Recommended