Ora News - Siguroi finalen e Kupës, Mezani: Përmbushëm objektivat e klubit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Laçi siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit. Barazimi i arritur në "Zeqir Ymeri" ka gëzuar trajnerin e kurbinasve, Gentjan Mezani, i cili theksoi se Kupa ishte objektivi kryesorë i skuadrës.

"Kishim besim që në fillimin e lojës. Padyshim që e dinim se do të ishte e vështirë, por besimi ka qënë që në minutën e parë. Edhe pas pësimit të golit kemi besuar tek çunat. Dhe ata vetë kanë besuar pasi në pushimin e ndeshjes dhe jam shumë i kënaqur që arritëm këtë kualifikim dhe jam shumë i kënaqur që treguan një karakter fitues. Dua të gëzoj këtë kualifikim, ajo i mbeti pjesës së lojës. Jam i kënaqur se si lojtarët e mi e interpretuan ndeshjes, pavarësisht mbajtjes së gjatë të topit në disa ndeshje. Gjithsesi, pjesa tjetër ishte perfekte.

"Mendoj që objektivat e klubit kanë qenë këto, janë vendosur që në fillim. Ky nuk është vetëm objektiv i presidentit, por është edhe një fitore e imja. Unë nuk është se kam një karrierë të gjatë dhe jam lodhur me kupa. E kisha edhe si një objektiv personal. Kur futemi në lojë, mendojmë të kënaqnim atë, publikun dhe të marrim më të mirën. Ishte kënaqësi edhe për mua, pasi i shërben karrierës sime.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/siguroi-finalen-e-kupes-mezani-permbushem-objektivat-e-klubit

Recommended