Sopranoja Ramona Tullumani: Ja si e njoha në Facebook bashkëshortin, gazetarin Elton Metaj

  • 6 years ago
Ramona Tullumani, sopranoja e famshme e cila e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Sofies ka treguar sot në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, njohjen me bashkëshortin e saj, gazetarin Elton Metaj. Mund të duket e habitshme, por ata të dy jnë njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe ka qenë Eltoni ai që e ka ftuar Ramonën për të dalë. Çifti sot kanë një djalë 5 vjeçar dhe Ramona shprehet se bashkëshorti i saj gazetar tregohet shumë i kujdesshëm dhe nuk mungon në asnjë shfaqje.

Njohja jonë është bërë në Facebook . unë si ajo këngëtarja e Operës, kisha shumë shokë gazetarë dhe aty publikoja shfaqjet më të fundit. Eltoni si gazetar, në atë kohë drejtor informacioni më kërkon që të pimë një kafe bashkë. Në fillim të lidhjes kemi pasur goxha mospërputhje , sepse unë isha shumë e llastuar, ndërsa ai shumë strikt. Unë jam këngëtare opera, por për relaks dëgjoj shumë emisione politike dhe kur jam me Eltonin bëj muhabet politik që të më shlodhet truri. Eltonit i pëlqen muzika klasike . ai nuk ka qenë i apasionuar pas operës, por nuk mungon kurrë në shfaqjet e mia. Është bërë pjesë e angaszhimit dhe është non-stop i pranishëm, i kujdesshëm. Duhet për një artist që të ketë në krah një person që ta adhurojë në këtë lloj forme.

Recommended