Ora News - Lubonja: Kemi në pushtet një grusht njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kujtim të 19-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë analisti Fatos Lubonja çeli një ekspozitë të fotografisë në Kukës. Ky qytet mbajti peshën më të madhe të pritjes së bashkëpatriotëve përtej kufirit.

Duke iu referuar vendosjes së tarifës së rrugës së kombit, Fatos Lubonja tha: " Ajo që po i bëhet Kukësit është metaforë e asaj që po i bëhet gjithë Shqipërisë. Kemi në pushtet një grusht njerëzish që i ka vënë në rresht shqiptarët t'i grabisin.

Në një shkrim të datës 3 prill të publikuar në gazetën "Panorama" me titull "Jemi të gjithë kuksianë" Lubonja shkruante: "ngjarja e Kukësit erdhi si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: ?Kur mbaron fjala, gjykon palla.?

Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve.

Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lubonja-kemi-ne-pushtet-nje-grusht-njerezish-qe-i-ka-vene-ne-rresht-shqiptaret-ti-grabisin

Recommended