Report TV - Nis rindërtimi i kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, Kumbaro inspekton punimet

  • 6 years ago
Kisha 1800 vjeçare e Shën Thanasit në Dhërmi që hapi shumë debate me shembjen e saj një vit më parë, ka nisur ringritjen. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka ndjekur punimet në këtë rikonstruksion.

Për sezonin turistik po bëhen gati dy investime në qendrën historike të Dhërmiut dhe Vunoit me një vlerë 7 milionë eurosh.

Kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro, ka theksuar se qëllimi mbetet që zonat historike në jug të vendit dhe kryesisht në bashkinë Himarë, të jenë qendra të rëndësishme historike, për një turizëm jo vetëm në det, por kryesisht në promovimin e kulturës dhe historisë.

Recommended