Ora News - Dukagjin, ndjekje policeske një makine të dyshimtë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës një aksion antidrogë duke ndjekur një grup personash të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e kanabisit.

Sipas burimeve policore shtetasit në fjalë po udhëtonin me një automjet drejt Dukagjinit në rrugën Shkodër - Postribë e më pas kanë devijuar në segmentin e vjetër të Drishtit, për të kaluar në Shllak të bashkisë Vau Dejës.

Këtë rrugë ato e kanë menduar më të favorshme për t?i ikur postobllokut që policia ka në afërsi të Prekalit, por agjentët e policisë në rrugët operative kanë rënë në gjurmët e tyre.

Ato kanë zbuluar se shtetasit në fjalë synonin kalimin përmes urës së Telit në këmbë dhe në krahun tjetër do ti priste një makinë që do të merrte ngarkesat që ato kishin përgatitur për ti ngjitur në mal, kryesisht dyshohet plehra kimikë dhe kubikë.

Sapo kanë hetuar që policia po i ndjek kanë tentuar të largohen, por uniformat blu i janë vënë nga pas.
Ato kanë arritur të shoqërojnë në komisariat një mjet dhe disa shtetas, ku janë marrë në pyetje dhe pasi kanë dhënë dëshminë e tyre, mësohet se janë lënë të lirë.

Në vendngjarje kanë mbërritur drejtuesit më të lartë të policisë së Shkodres, të cilët bëjnë me dije se nuk do të ndalin aksionet në këtë zonë dhe kudo ku ka sinjalizime apo dyshime për kultivim të lëndës narkotike.
Vetëm një ditë përpara kësaj ngjarje në Shkodër ishte zëvendës drejtori i policisë së shtetit Gjovalin Loka i cili tha se do goditen kokat e krimit dhe bëri të ditur se që nga 6 prilli mbi Dukagjin dhe zona të tjera me risk po fluturojnë avionët e policisë italiane të Guardia Di Finanza për monitorim të atyre parcelave që mund të bëhen gati për kultivimin e kanabisit.

Gjithashtu në dispozicion të policisë është edhe një dron i fjalës së fundit, ndërsa një patrullë policore me efektivë të specializuar do të stacionet në Dukagjin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dukagjin-ndjekje-policekse-te-makines-se-dyshimt

Recommended